Report TV - Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Kasëm Trebeshina

2018-05-08 0

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare në Ankara të Turqisë shkrimtari i njohur Kasëm Trebeshina.
Trebeshina u njoh si shkrimtar që në vitet 50. U shqua për rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Kasëm Trebeshina pohojnë një pjesë e studiuesve ka bërë burg politik për shkak të një daljes hapur ndaj regjimit komunist duke shkruar një ?Promemorje? për Enver Hoxhën, më 5 tetor 1953.

Trebeshina denonconte vendosjen e pushtetit ?njëpartiak? dhe instalimin e Metodës ideologjike. Duke qene se veprat e tij të para u censuruan në diktaturë, pjesa më e madhe e librave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ?90 sidomos në Prishtinë.

Në Tiranë ai nuk gjeti kurrë një klimë miqësore me shkrimtarët e kohës së tij. Vetë Trebeshina ka pohuar se për këtë shkak zgjodhi të tërhiqej për të jetuar në Ankara tek e bija.

Trupi i Kasëm Trebeshinës u kthye këtë të martë në atdhe dhe është varrosur në mesditë në heshtje të plotë.

Free Traffic Exchange