Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në 65 vjetorin e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare. Ky fakultet është një nga qendrat më të vjetra të mësim-dhënies dhe të kërkimit shkencor në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti ka thënë se bujqësia dhe turizmi janë dy sektorë kyç për zhvillimin e ekonomisë në vend.
"Ekonomia shqiptare ndodhe përballë sfidës së madhe të integrimit; sfidat tuaj mbeten të hapura për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të punës? tha Ilir Meta.
Shembulli i prodhimit të vezëve në vend duhet të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, por për këtë nuk mjafton vetëm rritja e prodhimit, por plotësimi i standartëve sidomos i sigurisë shqiptare?, u shpreh Meta
?Është më shumë se e domosdoshme që brezat e studentëve që mbarojnë këtë fakultet të kontribuojnë në zhvillimin e blegtorisë në tërësi, e veçanërisht në prodhimin e qumështit, mishit, vezëve, mjaltit.
Ajo është baza e zhvillimit të bujqësisë. Edhe industria jonë agro-përpunuese e cila i jep vlerë të shtuar prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale dhe siguron punësim të qëndrueshëm për popullatën është shumë e rëndësishme, sepse ajo është e lidhur drejtpërdrejt me prodhimin vendas, sasinë dhe cilësinë e tij konkurruese dhe kërkon kontributin shkencor të stafit tuaj akademik.? ? theksoi Presidenti Meta.