Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, mori pjesë sot në tryezën e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Burimeve Energjitike, Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe ai i Thesarit, me temë ?Kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve?. Konferenca shërben për ofrimin e një perspektive globale mbi praktikat më të mira në kontraktimin dhe regjimet fiskale në naftë dhe gaz me synim që Shqipëria të mund të tërheqë sa më shumë investime në këtë fushë, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori Donald Lu.
"Miqtë e mi në ambasadën amerikane guxuan të më thonë se këtë konferencë duhet ta hapja me një shaka të vogël. Prandaj kam sjellë me vete një poç drite elektrike. Dhe shakaja është kjo. Përse një bahçevan mbolli një poç drite elektrike? Z. Ahmetaj ju e dini pse bahçevani e bëri një gjë të tillë? Po ju zoti Gjiknuri e dini? Bahçevani mendonte se do të mund të kishte një termocentral. Shqipëria ka përftuar energji nga nëntoka për gati 100 vite. Pusi i parë i naftës u zbulua në Patos Marinzë në 1926. Në kohën e gjyshërve tanë.
Unë kam miq në Fier dhe kur udhëtoj atje shikoj shumë pakënaqësi nga njerëzit të cilët ndjejnë se kjo pasuri e gazit dhe naftës nuk shkon tek shqiptarët. Kolegët e mi nga Uashingtoni sëbashku me këta dy ministra shkuan atje dhe thanë se si mund të ndihmojnë zhvillimin sipas të gjitha rregullave per të ndihmuar popullin shqiptarë për të përfituar maksimalisht nga kjo pasuri. Prandaj unë dua të falënderoj ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj për lidershipin e tyre në organizimin kësaj tryeze pune sot sikurse dua të falënderoj Departamentin Amerikan të Shtetit atë te thesarit, kongresin amerikan dhe institucionin e kërkimeve gjeologjike pjesëmarrës në këtë tryezë.