Ora News – Buxheti 2018, Braçe ankohet për borxhin doganor, Tabaku për taksat

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është përfshirë nga debatet në lidhje me nivelin e borxhit tatimor.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se pjesën më të madhe të borxhit doganor prej 24.5 mld lekësh e kanë kompanitë në sektorin e naftës. Ndërkohë që opozita argumentoi se rritja e taksave nuk ka dhënë asnjë efekt në rritjen e të ardhurave por vetëm ka rritur informalitetin. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se kultivimi i drogës dhe kanabisit ka pasur ndikim në rritjen ekonomike.

Gjashtë kompani të mëdha në sektorin e naftës kanë mbi gjysmën e borxhit doganor në vend. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, gjatë diskutimit të ardhurave për projektbuxhetin 2018.
Braçe: Shoh që në 24.5 miliard lekë borxh i trashëguar doganor më shumë se 55% e tij zotërohet nga 6 kompani, ku këto kompani bëhen pjesë e tregut për fat të keq krijojnë borxh fiskal, për fat akoma edhe më të keq borxhohen duke marrë kredi dhe për fat të mirë apo fat të keq pastaj zhduken nga tregu.
Opozita argumentoi se rritja e taksave nuk ka sjellë të ardhura në buxhet por vetëm ka rritur informalitetin. Jorida Tabaku tha se rritja e akcizës, rritja e tatimit mbi pagat ka ulur të ardhurat në buxhet.
Tabaku: Kjo qeveri sigurisht që është gjykuar për rritjen e të ardhurave që ka prodhuar informalitetin, që ka prodhuar evazionin por besoj ky buxhet duhet të shërbente për të mësuar nga e kaluara. Nuk mundet që ti rrisim pafundësisht taksat, nuk mund të rrisim pafundësisht ngarkesën fiskale për bizneset e vogla për qytetarët dhe të lejojmë evazionin tek bizneset e mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/buxheti-2018-brace-ankohet-pee-borxhin-doganor-tabaku-taksat