Ora News – PS çon në Kushtetuese mandatin e kryebashkiakut të PD Agron Kapllanaj

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste ka çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e kryetari të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga radhët e PD.

Kërkesa është depozituar në Kushtetuese nga 49 deputetë socialist, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin Agron Kapllanajt.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me 4 vota kundër të anëtarëve të opozitës, kërkesën e dy anëtarëve të PS-së, për ti hequr mandatin kryetarit të bashkisë së PD-së Mallakastër, Agron Kapllanaj.

PS kërkoi heqjen e mandatit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Mallakastër pasi kreu aktual është subjekt i dekriminalizimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-con-ne-kushtetuese-mandatin-e-kryebashkiakut-te-pd-agron-kapllanaj