?Është një festival i vogël, shumë i vogël, me një buxhet të vogël, dhe që jepet në salla kinemaje jo shumë të mëdha, dhe kjo nuk mundëson tërheqjen e publikut, sepse filmat shfaqen edhe në ekrane të vogla. Megjithatë s?mund të them se është shumë keq.?, tha Cote.
Si anëtar jurie Cote nuk jep detaje për filmat, por kritikat e tij për mënyrën e organizmit nuk ndalen.
?Festivali duhet të sillet më pranë njerëzve. Të ketë më shumë kontakte me krijuesit dhe publikun, por edhe mediat duhet të përfshihen për të diskutuar, duke bërë kritika e vlerësime?, u shpreh Cote.
Cote ka shfaqur jashtë garës edhe filmin e tij ?Skin So Soft?, pjesëmarrës dhe fitues në Locano Film Festival. Ai thotë se i pëlqen të eksploroj sa më shumë zhanre. Filmat shqiptarë janë një përvojë e re për të.
?Me filmat shqiptarë jam njohur disa vite më parë. I kam ndjekur me interes dhe me sy kritik. Kam njohur disa filma fantastikë si ?Kolonel Bunker?, ?Parullat? dhe prej tyre Shqipëria më është dukur një vend misterioz. Në këtë festival ka një përqindje të madhe të filmit shqiptar, që më jep mundësi të njoh dhe krijuesit e rinj?, tregon Cote.
Kur e pyet se pse Shqipëria i duket një vend misterioz, Cote përgjigjet:
?Shqipëria më ka bërë të njihem me rrethanat që e bënë të tillë. Kam lexuar për Historinë me problemet e luftërave në Ballkan e në Europë, për ndikimin e sistemit komunist sovjetik. Ndaj ardhja ime këtu më bën të ndihem si një gazetar që eksploron me të vërtetë një vend misterioz?, shprehet Cote.