Kontrolli i hapësirës detare dhe asaj ajrore ka përplasur në Komisionin e Sigurisë, Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me përfaqësuesit e opozitës. Gjatë diskutimit të buxhetit të këtij dikasteri, Ministria Xhaçka garantoi funksionimin e radarëve dhe ftoi opozitën të mos përbaltë Forcat e Armatosura.
Por kjo nuk qe e vetja përplasje mes përfaqësuesve të opozitës e maxhorancës në Komisonin e Sigurisë. Disa pyetje të demokratit Ervin Salianji në adresë të Ministres Xhaçka sollën përplasjen mes tij dhe dy deputetëve socialistë, Sterkaj e Ndreu.
Pas debateve opozita braktisi Komisionin e Sigurisë, por për incidentin palët replikuan sërish nga selia e kryesisë së Kuvendit.
Tv Klan