Report TV - PD largohet nga ‘Siguria’,Noka- Xhaçkës: Ushtri hashashi

2018-05-08 0

Anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga Komisioni i Sigurisë, pas debateve të ashpra. Deputeti demokrat, Flamur Noka, është përplasur me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa e cilësuar ushtrinë si ushtria e hashashit. Më tej, ai tha se Rama emëroi prefekt drejtorin që la radarët në gjendje të mjerueshme. Menjëherë pas kësaj, anëtarët e djathtë në komision janë larguar nga mbledhja.
Noka: Qeveria luan rolin e strucit, ndërkohë që në përgjimet e anti-mafias rezulton se banditët dhe trafikantët thonë se kanë njerëzit e tyre dhe se radarët nuk funksionojnë. Drejtori i QNOD, që i la radarët në gjendje të mjerueshme, ju e emëroni Prefekt, përfaqësues direkt i kryeministrit. Kjo na bën të besojmë se gjithçka ka qenë e inspiruar vetë nga ju. Gjeni përgjegjësit dhe çojini para ligjit. Ushtria është shndërruar në ushtri hashashi.

Stërkaj: Historia e trafikantëve nuk ka të majtë e të djathtë. Janë grupe që kanë funksionuar prej shumë kohësh, ju keni informacione dhe për më parë, por nuk doni të flisni.

Radarët, Xhacka: Po hidhet balte e pamerituar mbi FA
Çështja e radarëve ka qenë një nga pikat e diskutimit në komisionin e Sigurisë, ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka raportuar mbi buxhetin e vitit 2018 për ushtrinë. E pyetur nga deputeti i PD, Ervin Salianji, se kur ky dikaster do të ketë buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çdo nevojë për kontrollin detar e ajror, Xhaçka përmendi vitin 2024. Ndërsa sa u përket rreth 1 mijë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrja tha se dikasteri që ajo drejton nuk ka kapacitet për t?i ruajtur që të gjitha.

Free Traffic Exchange