Vrasja e Hermes Beqirit per nje kapele

2018-05-08 2

"Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Elvis Hoxha, gjykata caktoi masën e sigurisë me burg."

Një kapele u bë shkak për t'i marrë jetën shokut të tij.

Ky është Elvis Hoxha, 17 vjeç. Gjykata e Shkodrës caktoi për të arrest me burg. Hoxha qëlloi me kallshnikovë Hermes Beqirin. Fillimisht ishin duke luajtur.

Viktima ia hoqi autorit nga koka kapelen. Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë. Fillimisht dy shokët që ishin ulur në një lokal në Guerrilë të Shkodrës u rrahën. Më pas u përdor arma e zjarrit.

23 - vjeçari Hermes Beqiri, 24 orë më pas ndërroi jetën në spital. Në gjykatë, Hoxha nuk foli asnjë fjalë.

Ky është Ditmir Harifi, 17 vjeç. Ai nuk mori direkte pjesë në vrasje, por largoi autorin nga vendi i ngjarjes. Të dy u arrestuan në një banesë të braktisur në fshatin Grudë. Edhe për Harifin, gjykata caktoi burg.

"Ne si mbrojtje kërkuam një masë më të butë sigurimi, meqenëse që çështja është në fillim, nuk dihet akoma cili është pozicioni i të dy të dyshuarve. Gjykata nuk e mori në konsideratë kërkesën tonë, por caktoi masën e sigurisë arrest në burg."

I treti në pranga për vrasjen ishte edhe Bekim Turishta. Ai u kap nga policia në spital, aty ku po i jepte ndihmë shokut të gjakosur. "Doja ta shpëtoja, nuk e kisha mendjen të njoftoja policinë," tha ai. Megjithatë deri në fund të hetimeve, ai u la në arrest shtëpie.

Tv Klan