Akuza e fyerje në Komisionin e Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka degjeneruar në akuza personale e fyerje përplasja mes deputetit socialist Pjerin Nderu dhe atij demokrat Ervin Salianji. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ata debatuan ashpër, teksa po diskutohej projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.Më herët, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha para deputetëve se sistemi i radarëve për kontrollin e hapësirës detare është në funksion të plotë.Por për Flamur Nokës, fatkeqësisht ushtria shqiptare në 4 vitet e fundit u shndërrua në shërbëtore të trafikantëve.Për vitin 2018, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes shkon në afro 1.2 % të Prodhimit të brendshëm Bruto. Ndërkohë që ministrja Xhaçka, tha se synimi është që në vitin 2024 të arrijë në 2% të PBB-së.Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti Salianji, deklaroi se mazhoranca nuk do t?i mbyllë gojën opozitës për të folur mbi trafikun e drogës.Akuzat ndaj qeverisë për lidhjen me trafikun e drogës janë shndërruar në kryefjalë të aksionit opozitar.