Report TV - Ekskluzive/Prokuroria nis hetim pasuror për Tahirin e Sotën

2018-05-08 3

Në një kohë kur prokuroria e Krimeve të Rënda është përqendruar tek dosja ?Habilaj? dhe implikimi ose jo në këtë grup kriminal i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,nga ana tjetër njësia antikorrupsion pranë kësaj prokurorie ka nisur hetimin pasuror ndaj Tahirit,Oresti Sotës, vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë të implikuar nga në këtë dosje. Ndaj Tahirit prokuroria ka ngritur akuzën e trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv. Këto dy vepra penale bëjnë që Tahiri të jetë subjekt i ligjit për hetimin pasuror. Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo. Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.