http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbërritur në Seul. Ai u prit nga homologu i tij, Moon Jae-in, me të cilin do të bisedojë gjatë për programin bërthamor të Phenianit, por edhe për tregtinë mes dy vendeve.
Trump theksoi urgjencën e ndërhyrjes me vendosshmëri në Korenë e Veriut.
Ai i bëri thirrje Kinës, Rusisë e vendeve të tjera të kërkojnë fundin e programit bërthamor të vendit komunist.
?Shtetet e Bashkuara janë përgatitur të mbrojnë veten dhe aleatët duke përdorur gjithë aftësitë ushtarake nëse do të jetë e nevojshme,? tha Trump.
Një ditë më parë, presidenti amerikan deklaroi nga Tokio se Japonia mund të shkatërrojë në ajër raketat e Phenianit, me pajisjet ushtarake që ka blerë së fundmi nga SHBA-të.
Megjithatë Koreano-Jugorët parashikojnë se vizita e Trump mund ta tensionoje edhe me shume situatën ne gadishull.
Gjate turit 12 ditor në Azi, Donald Trump pritet të vizitojë Kinën, Vietnamin dhe Filipinet. Ne fokus është garantimi i mbështetjes për t?i dhëne fund programit bërthamor te Phenianit.