Ora News - Shkodër, këta janë dy adoleshentët e arrestuar për vdekjen e Hermesit

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder la në burg dy 17 vjeçarët e akuzuar për plagosjen me pasojë vdekjen e 22 vjeçarit Hermes Beqiri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen ?Guerrile?.

Seanca gjyqësore e kryesuar nga Besmir Stroga dhe me prokurore Shqiponja Mille, u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se si Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij D.H nuk kanë pranuar të flasin përpara trupës gjykuese.

Organi i akuzës ka paraqitur provat e grumbulluara në vendngjarje dhe bazuar mbi faktet e gjetura, kërkoi për dy të miturit masën ?Arrest me burg?. Ndërkohë avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi një masë më të butë për shkak të kompleksitetit të çeshtjes, por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa gjykuese, e cila vendosi ti mbajë në qeli dy 17 vjeçarët.

Më pas po me dyer të mbyllura u zhvillua edhe gjyqi ndaj Bekim Turishtës, të akuzuar për moskallëzim krimi, i cili u la në ?Arrest shtepie?.

Ai mësohet se ka deklaruar përmes avokatit të tij se ka qënë i tronditur ditën e ngjarjes, pasi përpara syve i është plagosur shoku i ngushte dhe mund të kishte qënë vetë viktimë e ngjarjes.

22 vjeçari Hermes Beqiri u qëllua me automatik në një lokal, pas një konflikti të çastit me Elvis Hoxhen dhe ndonëse ju dha ndihma e specializuar në spitalin e Shkodres, e më pas në Tiranë, ai nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra.

Policia e Shkodres i arrestoi dy 17 vjeçarët vetëm 3 orë pas ngjarjes, të fshehur në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Grudë, ku kishin me vete edhe armën e krimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-keta-jane-dy-adoleshentet-e-arrestuar-vrasjen-e-hermesit

Free Traffic Exchange