Report TV - Fatmir Xhafaj: Luftë frontale krimit, do i godasim me FBI-në

2018-05-08 0

Në prezantimin e operacionit ?Forca e Ligjit? ministri Fatmir Xhafaj u shpreh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Ai theksoi se së bashku me agjentë të FBI, por edhe ekseprtë nga Italia, Gjermania dhe Britania do të godasim kriminelët dhe veprimtarinë e tyre ekonomike. Ministri ftoi edhe opozitën për t?u bashkuar në luftën kundër krimit në Shqipëri për të mirë të vendit dhe të ardhmes së fëmijëve.
?Ne sot shpallim luftën frontale ndaj kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në luftën kundër krimit jemi larg standardit ku duhet të sundojnë ligji dhe drejtësia është e barabartë për të gjithë. Qeveria ka kuptuar rrezikun e krimit për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria ka vullnetin për t?u ballafaquar me këtë sfidë. Jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë për të bërë të mundur që ligjit të triumfojë.