Report TV - Faskaj:Kemi verifikuar grupet kriminale dhe lidhjet me biznesin

2018-05-08 0

Po prezantohen detaje nga operacioni ?Forca e Ligjit?, në Ministrinë e Brendshme, ku të pranishëm janë zyrtarë të lartë shqiptarë, por edhe ambasadorët e huaj, përfaqësues të FBI e prokurorë. Drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj, deklaroi se është bërë verifikimi i të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend.
?Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i qeverisë dhe policisë. Policia është në një fazë që ka arritur sukses kundër kultivimit të kanabisit, por kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk do veprojmë kundër krimeve kriminale, që financojmë paratë e fituara nga ky aktivitet në ekonominë e vendit. 11% e grupeve kriminale në trafiqe të paligjshme, 18% të tjerë në aktivitetin ekonomik. Ne kemi bërë verifikimin e të gjitha grupeve, duke përcaktuar elementet kyç, kur ata kanë kryer vepra penale, si dhe janë përcaktuar lidhjet me biznese, qoftë legale apo ilegale. Jemi në fazën kur policia do përballet me luftën kundër këtyre grupeve, me në krah dhe institucione të tjera.

Free Traffic Exchange