Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
U zhvillua në Tiranë takimi i tetë i Bordit Drejtues të Nivelit Ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike. Tryeza u kryesua nga Zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi me pjesëmarrjen dhe të ministrave që mbulojnë administratën publike në vendet e Ballkanit Perëndimor si: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, por dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
Në fjalën e saj Mesi nënvizoi se procesi i negociatave për integrimin në BE mbetet i gjatë dhe i vështirë ndaj dhe kërkohen punonjës publikë të aftë.
Mesi: Procesi i negociatave të BE është i gjatë dhe kompleks, prandaj është shumë e nevojshme të kemi punonjës publik, të aftë, të ndërgjegjshëm për të menaxhuar sfidat që na presin përpara. Si rrjedhojë, bashkëpunimi ndërinstitucional merr një rëndësi shumë të vecantë.
Po ashtu zëvendëskryeministrja e Shqipërisë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Mesi: Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë shumë të rëndësishëm të procesit të stabilizim-asociimit, ndaj dhe shkolla rajonale e Administratës Publike si një iniciativë e përbashkët e vendeve të Bashkimit Perëndimor është dëshmi e angazhimit tonë për të aderuar në familjen e madhe europiane.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/administrata-publike-mesi-negociatat-me-be-ne-na-duhen-punonjes-te-afte