Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, duke folur për akuzat e opozitës mbi fikjen e radarëve dhe favorizimin e trafikut të drogës, tha se këto janë absurditete të politikës. Megjithatë, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, z.Koçi pranoi se sistemi i radarëve detarë ka nevojë për investime.
Petro Koçi: Këto janë absurditetet e politikës. Në vend që ti lihet drejtësisë dhe prokurorisë, këtu janë politikanët që bëjnë prokurorin dhe gjykatësin, marrin vendime dhe i shpallin dhe duhet që populli të respektojë lidershipin politik në vendimarrje. Mendoj edhe bota e medias duhet ti shmanget kësaj, lojës që bën politika. Kemi të bëjme me atë që quhet "qytetar digjital". Kemi të bëjmë me një sistem që ka për detyrë të mbrojë hapësirën tonë detare dhe jo dhe aq sa i përket çështjeve të tjera. QNUD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) është një qendër ku funksionojnë përfaqësitë e disa ministrive. Ky është një sistem që ka ato kufizimet e veta, që do të thotë ka nevojë për investuime edhe në këtë fushë që këto sisteme të shërbejnë për ruajtjen e hapësirës detare duke monitoruar edhe gomonet e vogla që shpesh shërbejnë ndoshta për trafiqert e drogës. Nga ana tjetër mendoj se bashkëpunimi me Italinë duhet të thellohet edhe në fushën e monitorimit me sistemet e radarëve në mënyrë që asgjë të mos i shpëtojë syrit të teknologjisë.
Ndërkohë, zv. ministri Koçi foli edhe për investimin që pritet të kryhet në sistemin e radarëve ajrorë. Ai pohoi se ky nuk mund të jetë investim përfundimtar. Forcat e Armatosura sipas tij, kanë nevojë për investime në armatim dhe mjete teknologjike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akuzat-fikjen-e-radareve-koci-kemi-nevoje-investime