Report TV - 5 pyetjet nga Babaramo, Noka: Mijëra ton hashash i depozituar në depo

2018-05-08 0

Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar në "5 pyetjet nga Babaramo" se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.

"Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte. Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik.

Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t'u trafikuar", tha Noka.