Një 21 vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi u akuzua se ka kryer marrëdhënie më një të mitur. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në Fshatin Çukë të Sarandës ku 21 vjeçari, Vangjel Selimi është arrestuar, pasi një 13 vjeçare e kanë denoncuar në polici për marrëdhënie seksuale.
Në lidhje me këtë ngjarje ka fol edhe një shoqe e 13 vjeçares e cila thotë se e mitura është shtyrë nga e ëma për ta denoncuar 21 vjeçarin Vangjel Selimi.
?Ishte një grua tjetër nga Xara që donte ta martonte me djalin e saj, por ai ishte i madh. Mamaja e saj donte ta martonte me këtë djalin, por vajza i kishte thënë nuk dua dhe më pas e ëma e kërcënoi. Pas kësaj vajza nga frika e denoncoi. Vajza jetonte me 21-vjeçarin, është një mashtrim i madh që Vangjelin e futën në burg.?, tregon shoqja e vajzës.
Në lidhje me këtë problem është pyetur edhe nëna e të miturës e cila deklaron se vajza e saj është lidhur me një djalë i cili është i varfër. Nëna e vajzës thotë se vajza e saj është droguar dhe 21 vjeçari ka kryer marrdhënie pa dëshirën e saj.
?Unë vajzën e kam 13-vjeçe dhe duhej me një djalë. Unë rashë dakord dhe u përballa me djalin edhe ai më tha që e dua. Pas disa kohësh unë u largova, rreth 15 dit, por këta vazhdonin me njëri-tjetrin. Në kryerjen e marrëdhënieve seksuale, apo deri aty ku kanë dashur, e revoltuar vij në komisariat bashkë me vajzën. Ndodhi që vajza ime nuk ishte më e virgjër.?, tha e ëma e vajzës.