Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni shqiptar Ardian Xhillari, për të cilin kishte një urdhër ndërkombëtar ndalimi, është arrestuar së fundmi në Zvicër. Xhillari është dënuar me vendim të formës së prerë për evazion fiskal, kontrabandë, falsifikim dokumentesh e abuzim me detyrën.
Po ashtu, biznesmeni Xhillari akuzohet për fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Ardian Xhillari dyshohet se është organizatori i skemës, ku është shitur një sasi nafte virxhin prej 4.4 milionë litra pa paguar taksat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohet-ne-zvicer-biznesmeni-i-njohur-ardian-xhillari