Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është një javë përballje e opozitës me qeverinë pas sekuestrimit të mbi 800 mijë eurove në Elbasan dhe patentave të Tahirit në makinën e biznesmenit Sota. Kryetari i PD, theksoi se java e përballjes ka nisur që sot në komisione, ndërsa do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend në seancën plenare.
?Shikoni analizën e GF për parcelat e drogës që janë zbuluar nga viti 2015. Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është i njëjtë si në 2016, Rama bërtet fitore, por nuk është as Rama dhe as policia e korruptuar, por përgjegjëse për rënien e prodhimit është çmimi, shkoni në Tepelenë, më lirë do të bleni kanabisin se çajin ka shkuar kilja e kanabisit nga 50 deri 80 euro kilogrami, pasi presin të trafikohen drejt Europës. Jemi në kushtet e narko-republikës.
Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shemben lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bë Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen, do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik.
Qeveri anti mafia për të realizuar reformën zgjedhore. Kemi një strategji e cila po shpaloset ditë pas dite. Kjo javë që ka nxjerrë në pah edhe trafikun e parave cash të trafikut të drogës është një javë përballje totale e opozitës në komisionet parlamente, sikur do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend? deklaroi Basha.
Gjykata e Elbasanit la në burg pa afat para dy ditësh Orest Lefter Sotën, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë te ndalonte, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese e një të bashkëshortes së tij. Basha akuzoi policinë për fshehje të ngjarjes.
Deklarata e plotë:
Shteti i rënë, qeveria e rënë de facto, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari, janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, i rënë brenda vendit, i rënë jashtë vendit. Çdokush e tregon me gisht, si njeriun që ideoi dhe zbatoi projektin e Shqipërisë, hambar droge.
Mjafton të shikoni analizën e Guardia di Finanzës. Në vitin 2013 - 300 parcela droge, në 2014 - 800 parcela droge, në 2015-1400 parcela droge dhe në 2016 ? 2086 parcela droge të zbuluara vetëm nga Guardia di Finanza, e cila vrojton jo më shumë se 20% të territorit. Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si në 2016-ën, Edi Rama bërtet ?fitoren?.