Basha kushtezon Reformën Zgjedhore me qeverine anti-mafia

2018-05-08 1

Fati i Reformës Zgjedhore do të varet nga krijimi i një qeverie antimafia që për demokratët është e vetmja garanci për të patur zgjedhje të pakapura nga krimi e mafia. Kushti i ri që selia blu i ka vënë mazhorancës u artikulua pas mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve nga Lulzim Basha.

?Reforma Zgjedhore do të fillojë kur të ketë një qeveri anti-mafia. Kjo qeveri ka rënë, s?mund të ketë zgjedhje me këtë kryeministër të kapur nga krimi e mafia?.

Lidhur me mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik LLalla për të cilin mazhoranca thotë se përfundon në 6 Dhjetor, Basha u shpreh se Partia Demokratike do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën.

?Socialsitët dhe Rama ka hallin e Tahirit dhe jo të mandatit, e kanë mendjen tek ndalimi i hetimeve ndaj i thonë dorës këmbë. Ne jemi në respekt të ligjeve të paketës në drejtësi dhe nuk do lejojmë kapjen e drejtësisë?.

Ndonëse demokratët nuk kanë ende një vendim për nisjen e protestave, beteja për krimin e narkotrafikun do të jetë në qendër të aksionit opozitar në komisionet parlamentare dhe në seancë plenare.

Tv Klan