Ora News – Turqi-Shqipëri, memorandum bashkëpunimi midis dy Guvernatorëve

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria tashmë do të ketë një bashkëpunim më të gjerë në spektin financiar me Turqinë.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur në një takim homologun turk Murat Çetinkaya.Të dy Guvernatorët ranë dakort për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bankingut qendror si: mbikëqyrja, stabiliteti financiar, puna kërkimore.

Turqia renditet në vend të katërt përsa i përket nivelit të investimeve në Shqipëri ndërsa theksohet rëndësia e kapitalit turk në sektorin bankar. Për të intensifikuar bashkëpunimin guvernatori i Bankës së Shqipërisë priti në një takim homologun turk me të cilin u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.
Gent Sejko: Stoku i investimeve të huaja direkte nga Turqia llogaritet në rreth 481 milionë euro, duke përfaqësuar rreth 4.3% të prodhimit të brendshëm bruto në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Këto investime janë përqendruar kryesisht në fusha si: energjetika, përpunimi i metaleve, telekomunikimi dhe ajo financiare. Veçanërisht e rëndësishme është prania e kapitalit turk në sektorin bankar dhe financiar. Një nga bankat kryesore të sistemit tonë bankar është me kapital turk.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë Murat Çetinkaya theksoi se Turqia dhe Shqipëria janë dy vende me marrëdhënie të ngushta të mbështetura në miqësinë dhe besimin reciprok.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/turqi-shqiperi-memorandum-bashkepunimi-midis-dy-guvernatoreve