Ora News – Taksat 2018, PD kundër: Disa ligje do ti çojmë në Kushtetuese

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka qëndruar në Komisionin e Ekonomisë ku është bërë pjesë e diskutimeve për taksat e vitit të ardhshëm. Nënkryetarja e Komisionit Jorida Tabaku bëri edhe propozimet përkatëse ndërsa paralajmëroi se do të ankimojë në Kushtetuese ndryshimin e nivelit të TVSH-së.Edhe vetë maxhoranca kërkoi që të rishikohet taksa e banesës për pensionistët por edhe niveli i TVSH për agroturizmin.

Opozita ka kundërshtuar paketën fiskale për 2018. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë deputetët demokratë janë bërë pjesë e diskutimeve të ndryshimit të taksave.

Nënkryetarja Jorida Tabaku kërkoi që lehtësirat fiskale në sektorin e turizmit të bëhen edhe për bizneset e vogla, gjë që u mbështet edhe nga kryetari i Komisionit, Erjon Braçe.
Tabaku: Për të gjithë paketën fiskale sigurisht që vota jonë është kundër ashtu sikurse është kundër dhe për buxhetin. PD do të marrë masa për të shkuar disa nga këto ligje edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Braçe: Veprimtaria turistike që zhvillohet në një mjedis fshati dhe që është orientuar drejt një përdorimit të burimeve lokale të turizmit, thuhet këtu. Natyrisht që duke kërkuar për këtë pjesë pashë që në asnjë prej akteve nënligjore që kanë dalë në funksion të këtij ligji ky definicion nuk është zhvilluar më tej.


Rezerva deputetët kanë pasur edhe për aplikimin e taksës së banesës. Maxhoranca ka kërkuar që pensionistët të mos përfshihen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taksat-2018-pd-kunder-disa-ligje-do-ti-cojme-ne-kushtetuese

Free Traffic Exchange