Ora News – Prodhimin e uli çmimi, Basha: Në Tepelenë më lirë blihet kanabisi se çaji i malit

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbledhjes së grupit parlamentar,Lulzim Basha, tha se opozita do të ndërmarrë një aksion kombëtar për largimin e Edi Ramës. Nuk ka shqiptar dhe europian që nuk e di përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në narko-shtet, tha Basha, ndaj sipas tij vendit i duhet një qeveri anti-mafia.



Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, paralajmëroi një aksion të fortë opozitar kundër qeverisë. Opozita, tha ai, ka një strategji për të arritur qëllimin e saj dhe se po e shpalos atë dita-ditës.

Basha: Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e tij dhe të qeverisë së tij dhe do të vazhdojë të zgjerojë koalicionin me çdo qytetar shqiptar dhe çdo faktor tjetër politik dhe jo politik për të realizuar një mision kombëtar, një imperativ kombëtar - largimin e Edi Ramës, një qeveri antimafia që të shembë lidhjen krimit me politikën, të realizojë reformën zgjedhore dhe sovrani të vendosë qeverisjen e ardhshme.

Basha tha se rënia e kultivimit të kanabisit në vend nuk është për shkak të masave të qeverisë, por për shkak të rënies së çmimit nga prodhimi i tepërt.

Basha: Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si në 2016-ën, Edi Rama bërtet ?fitoren?.Në fakt, nuk është as Edi Rama, as policia e korruptuar e Haki Çakos me shokë, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, siç e di çdo shqiptar dhe fakir fukarenjtë që i ka shtyrë dëshpërimi dhe mjerimi drejt këtij veprimi të paligjshëm, është çmimi.Shkoni në Tepelenë. Më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit.

Basha përsëriti kërkesën e opozitës se zgjidhja e vetme është largimi i qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-reforma-zgjedhore-kur-te-kete-qeveri-antimafie

Free Traffic Exchange