Ora News – Del para gjykatës çifti ku u gjetën 1.2 ton kanabis

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy bashkëshortët e akuzuar për posedimin e 1.2 ton kanabis dolën sot para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës.

Hasan dhe Merita Sula janë parë gjatë gjithë kohës së tensionuar.

Ai që mori përgjegjësinë ishte bashkëshorti dhe gjykata e la në masën e arrestit burg, ndërsa për bashkëshorten u vendos lirimi.

Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor.

Policia vijon të ketë në kërkim dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, 25 dhe 26 vjeç.

Ata akuzohen se kanë pasur dijeni për sasinë e kanabisit

Lënda narkotike ishte ndarë në 170 thasë dhe policia gjeti në banesë dhe një pushkë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/del-para-gjykates-cifti-ku-u-gjeten-12-ton-kanabis