Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 11 vitesh, ndryshon ligji për masat ndaj dhunës në familje. Propozimet janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes Sociale, ajo e drejtësisë dhe grupet e interesit. Organizatat për mbrojtjen të drejtat të grave vlerësojnë iniciativën por shprehen skeptike në lidhje me zbatimin e tij.
Grupet e interesit, organizatat që mbrojnë të drejtat e grave vlerësojnë iniciativën për ndryshimet ligjore për masat ndaj dhunës, por janë skeptikë për zbatimin e tyre.
Sevim Arbana: Tryeza për ndryshhimet ligjore është një gjë pozitive, presim sa do fillojë zbatimi se kjo është gjithmoë çështje. Dyshimi im që nuk kishte përfaqësues nga bashkia, përfaqësues nga Ministria e Financave se çdo ndryshim përkthehet në buxhet, dhe kjo është e rëndësishme, sa buxhet do shkojë për këtë gjë.
Ndryshimet në ligj parashikojnë që urdhri i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje të jetë i menjëhershëm dhe të lëshohet nga gjykata brenda 15 ditëve. Urdhri i mbrojtjes të jetë i formës së prerë pa të drejtën e ankimimit dhe dhunuesi humbet automatikisht kujdestarinë e fëmijëve. Viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore, avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore. Por Sevim Arbana që drejton shoqatën ?Në dobi të gruas shqiptare? që merret me mbrojtjen dhe të drejtat e grave shpreh pasigurinë për funksionimin e këtyrë hallkave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ligji-i-dhunes-ne-familje-ndryshon-pas-11-vitesh-viktimat-perfitojne-banese-sociale