Ora News – Debati, Basha: Nuk lejojmë që Prokuroria të bjerë në “kthetrat e narkomafias”

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se çështja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm do të trajtohet në respekt të Kushtetutës, por sipas tij opozita nuk do të lejojë që ky institucion të bjerë në dorë të asaj që ai i quan ?kthetra të narkomafias?. Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorisë, për çështjen CEZ.
Në një kohë kur debati per mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm është hapur, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se Prokurori i ri do të zgjidhet në bazë të Kushtetutës. Basha tha se opozita nuk do të lejojë që ky institucion të bie në dorë të asaj që ai i quan ?kthetra të narkomafias?.

Basha: Qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi dhe nuk do të lejojmë asnjë keqinterpretim në funksion të kapjen së prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve, në veçanti të peshqve të mëdhenj. Në këtë kuadër njerëzit tanë në Komisionin e Ligjeve dhe ekspertët tanë do të hedhin hapa konkretë.
Por nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka akzuar ashpër prokurorinë duke theksuar se po tenton të mbyllë çështjen CEZ.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debati-basha-nuk-lejojme-qe-prokuroria-te-bjere-ne-kthetrat-e-narkomafias

Free Traffic Exchange