Ora News – Qeveria parashikon për SHISH buxhetin 1.5 miliardë lekë

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria parashikon një buxhet vjetor për SHISH 1.5 mld lekë. Por ky institucion dhe deputetët demokratë kërkuan rritje të buxhetit. Pasi opozita u largua nga mbledhja, mazhoranca propozoi rritje me 5.2%. në një dalje për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha se protesta është aksioni dhe mënyra demokratike për rrëzimin e qeverisë Rama, pa dhënë detaje për datat, afatet dhe stragjinë.

Tirane- Buxheti i Shërbimit Informativ Shtetëror u diskutua me dyer të mbyllura. Media la mbledhjen me kërkesë të drejtorit ekonomik të SHISH Ylli Aga dhe vendim të deputetëve të komisionit për shkak të informacionit të klasifikuara.

Buxheti i SHISH është 1.5 mld lekë për 2018, fond ky që është kundërshtuar nga zyrtarët e shërbimi informativë shtetëror dhe deputet e opozitës të cilët kanë kërkuara rritje pasi fondi sipas tyre është përgjysmuar.

Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, demokratët lanë mbledhjen e komisionit, deputeti Flamur Noka foli për aksionin opozitar. Partia Demokratike do të nisë protesta, që ata e quajnë revolucion popullor, por nuk detajuan nisjen e tyre dhe planin e aksionit.

Ndërsa në mbledhjen e komisionit të sigurisë, sipas burimeve, u propozua nga palët që që buxheti i SHISH të rritet me 5.2%.

Pas dorëheqjes së Visho Ajazi Lika, në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruar pasi do të rrezohet me protesta popullore dhe demokratike.

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti i SHISH, Noka tha se qeveria e Ramës nuk përfaqëson qytetarët por krimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-parashikon-shish-buxhetin-15-miliarde-leke