Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është një javë përballje e opozitës me qeverinë pas sekuestrimit të mbi 800 mijë eurove në Elbasan dhe patentave të Tahirit në makinën e biznesmenit Sota. Kryetari i PD, theksoi se java e përballjes ka nisur që sot në komisione, ndërsa do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend në seancën plenare.
?Shikoni analizën e GF për parcelat e drogës që janë zbuluar nga viti 2015. Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është i njëjtë si në 2016, Rama bërtet fitore, por nuk është as Rama dhe as policia e korruptuar, por përgjegjëse për rënien e prodhimit është çmimi, shkoni në Tepelenë, më lirë do të bleni kanabisin se çajin, pasi presin të trafikohen drejt Europës. Jemi në kushtet e narko-republikës.
Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shemben lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bë Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen, do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik.
Qeveri anti mafia për të realizuar reformën zgjedhore. Kemi një strategji e cila po shpaloset ditë pas dite. Kjo javë që ka nxjerrë në pah edhe trafikun e parave cash të trafikut të drogës është një javë përballje totale e opozitës në komisionet parlamente, sikur do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend? deklaroi Basha.