Rama: 3 muaj kohë për formalizim, më pas ndëshkime - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë lidhje të paligjshme të ujit kanë 90 ditë kohë që të formalizohen. Kryeministri Edi Rama tha se gjatë kësaj kohe të reformës, nuk do të ketë penalizime. Por pas 3 muajve të parë të aksionit, shefi i qeverisë paralajmëroi ndëshkime të rënda për të gjithë shkelësit.Rama u ndal edhe tek ata që përdorin puse për ujin e pijshëm. Në gjithë vendin janë në funksion 25 mijë puse, por vetëm 265 kanë leje. Kryeministri u shpreh se të gjithë puset pa leje dhe që nuk plotësojnë kushtet do të mbyllen. Duke filluar nga 15 nëntori, do të nisë edhe një tjetër aksion për pastimin e lumjeve nga intetet, që shkaktojnë përmbytje gjatë dimrit. Rama tha se pjesë e aksionit do të jenë edhe prefektet e sapo emëruar, të cilët do të kordinojnë punën mes qeverisë dhe kryetarev të bashkisë.