Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një rrugëtimi të gjatë, mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me sukses ne pallatin e kulturës Aleksandër Moisiu në Durrës edicioni i 12 i festivalit Albania Dance Meeting.
Trupa nga disa shtete të botës kanë zbritur me artin e tyre në skenat shqiptare.
Drejtuesi i këtij festivali, koreografi, Gjergj Prevazi tha se shfaqja përmbyllëse e trupës nga Franca që erdhi nën deputimin e shkëlqyer të balerinës Annie Hanauer e cila mban proteze në njërin krahë është një mbyllje e denjë për një festival të përmasave të tilla si për të përcjell te publiku mesazhin se të bërit art nuk mund kufizohet nga asgjë.
Gjergj Prevazi: "Shfaqja është një eveniment jashtëzakonisht i vlerësuar nga kritika europiane, dhe njëkohësisht ka bërë tur në të gjithë botën. Është shans e fat që ne e kemi realizuar"
Ai gjithashtu foli për qëllimin që ky festival mbart në vetëvete.
Gjergj Prevazi: Qëllimi ynë është që ta bëjmë sa më të njohur jo vetëm dansin kontemporan kudo ku ka shqiptarë por njëkohësisht ta afrojmë dhe stimulojmë skenën shqiptare të dansit drejt kërkimeve të reja bashkëkohore. Si vjet ishte risi pasi një numër shumë i madh i kompanisë italiane kërkuan të ishin pjesëmarrës.
Shfaqja u mundësua e mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ambasadës franceze dhe Bashkisë Durrës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbyllet-edicioni-i-12-i-albania-dance-meeting