Qeveria dhe opozita priten që të përfshihen në një tjetër përplasje, këtë herë për mandatin e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Mandati i Llallës përfundon në datë 4 dhjetor, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.Forca e dytë në opozitë, LSI thotë se duhet të pritet dhe të shikohet se cfarë do të ndodhë. Edmond Panariti u shpreh për Report Tv se presim Llallën, do apo s?do që të jetë dhe dy vite të tjera.
?Kryeprokurori i ri është në detyrë deri në dhjetor më pas do të shohim si do të avancojmë me zëvendësin e tij. Jemi me vonesë për funksionin e komisionit që do të adresonte ndryshimet e reja. Mbetet për t?u parë. Nuk besoj se do të arrijmë në cështje vakumi. E përjashtoni mundësinë t?i zgjatet mandati edhe dy vite Llallës? Nuk kemi asnjë qëndrim do të presim nëse do të kërkojnë prokurori një gjë të tillë. Kjo çështje do të diskutohet në komisionin e Ligjeve? tha ai.