Report TV - Lu: Rritje buxhetit për trajnime, jemi krenarë t’iu shohim të investoni

2018-05-08 0

Ambasadori Donald Lu ka deklaruar se do të rritet buxheti për trajnimin e ushtarakëve dhe marinarëve të Shqipërisë në NATO, vitin e ardhshëm. Ai tha se si aleat i NATO është krenar që Shqipëria po investon në Forcat e Armatosura, duke i cilësuar heronj të vërtetë marinarët dhe ushtarakët shqiptarë.

Diplomati amerikan solli në vëmendje rastin e anijes shqiptare ?Oriku?, ku javën e kaluar marinarët shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë, si dhe operacionet detare të vitit të kaluar, ku u shpëtuan mbi 800 persona. Duke vlerësuar këto nisma të shqiptarëve, ambasadori Lu shprehu mbështetje të plotë në investimet dhe trajnimet për marinarët e FA.

Ai i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të 12 automjeteve të blinduara, të cilat qeveria amerikane ia ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku në ceremoni ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
i aleat i juaji i NATO jemi krenarë t?iu shohim të investoni. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të qenë ushtar apo marinar në Shqipëri. Ata po investojnë në njerëz. Kemi sot Saimir Çukun, toger i rangut të parë, shqiptari i dytë i diplomuar në SHBA. Ai përfundoi edhe kursin e lartë të forcave speciale të SHBA dhe sot është udhëheqës i Forcave Speciale shqiptare në Afganistan.