Projektligji për ndihmën juridike që pritet të kaloj kësaj jave në parlament kundërshtohet nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ekspertët i kanë dorëzuar Komisionit të Çështjeve Ligjore propozimin për 16 ndryshime, të cilat do të garantonin akses më të plotë për qytetarët. Në ligjin e ri përcaktohet se do përfitojnë vetëm qytetarët që janë nën minimumin jetik, por sipas ekspertit ligjor Dorian Matlija ky përcaktim penalizon mijëra persona.
?Kanë nevojë dhe 400 mijë të tjerë që janë afër kësaj shtresë që të ketë një ndihmë të pjesshmë për këtë kategori.?
Ekspertët propozojnë skemën që përdoret në Francë.
?Ka një sistem me tabelë ku kemi të ardhurat nga një nivel në nivelin tjetër dhe kemi dhe personat në ngarkim në familje, duke kryqëzuar këto dy të dhëna del një përqindje e caktuar që shteti mbulon për shpenzimet e gjyqit. Nëse ke 50 mijë lekë të ardhura në muaj dhe dy persona në ngarkim atëherë duhet të kesh 50 për qind subvencion nga shteti për ndihmën juridike.?
Një tjetër problem është zgjedhja e avokatit kryesisht nga prokurori që sipas Matlijës është në shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare të së drejtës.
?Prokurori është i lirë për të zgjedhur kë të dojë, që vijnë dy pasoja të rënda, e para që caktohet një avokat sipas interesave të prokurorit si dhe prishja e konkurrencës së ndershme mes avokatëve.?
Problemi buron që nga kodi i procedurës penale që e parashikon që në vitin 1995, por që megjithë premtimin e grupit të Reformës në Drejtësi nuk u bë pjesë e ndryshimeve të fundit.
?Me draftin e ndihmës juridike ekziston mundësia që të punohet më mirë me listat e avokatë, pra që mos të jetë një listë me 100 emra që prokurori të zgjedhë kë të dojë nga kjo listë por ti lihet diskrecion Dhomës së Avokatisë që të vendosë grafikë dhe lista specifike që të jenë të gatshme në ditë të caktuara të vitit.?
Klan Plus