Report TV - Kryemadhi: Përballje me qeverinë, do rrëzojmë Ramën, gati marshimi

2018-05-08 0

Koha është tani për të filluar marshimin e fitores së madhe, e shqiptarëve dhe jo të politikës. Kjo konventë pati një rëndësi, për të treguar që asnjë njeri nuk mund të blejë zemrën e një anëtari të LSI. Sot Konventa tregoi se LSI do të jetë në krye të cdo marshimi kundër të kësaj diktature?. Kryemadhi akuzoi Ramën se fshihet si struci kur plasin skandalet në qeveri, ndërsa shtoi se nuk do të presim më, pasi ka ardhur ora e përballjes.

?Sot kem,i përballë një qeveri arrogante. Ish-ministri akuzohet për trafik. Qeveria nuk gjen justifikim për implikimin e Tahirit. E gjithë situata katastrofike ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ky kryeministër bën show kur prokuroria kërkon heqjen e imunitetit. Ky njeri ndihet i frikësuar për karrigen që po i lëkundet.

Asnjë orë nuk mund t?ia zgjasë më Ramës qëndrimin në karrige, nuk kemi kohë për të humbur, qeveria po shkon drejt humnerës. Nuk do të presim faktet e tjera tronditëse të kësaj shumice, ne jemi gati që të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit, duhet të thyejmë heshtjen.

Ne duhet të trokasim edhe në dyert e biznese që po përballet me taksa stratosferike. Nuk ka investime të huaja. Për cfarë reforme në drejtësi flasin për më shumë se tre vjet, kur nuk është e barabartë për të gjithë. Ku është ai kryeministër që fliste për drejtësinë, ndërsa kur dalin skandalet struket si struci.

Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës. Si mund të jemi të qetë kur përdorimi i drogës në shkollë është kthyer në trend, kush mban përgjegjësi. Kjo qeveri kanabizimin e vendit e bëri prioritet kombëtar. 90% e shqiptarëve kanë pësuar ulje të konsumit, vetëm 10% rritje.

Rama u shërben oligarkëve me privilegje, ndërsa punëtori i thjeshtë sakrifikon për familjen. A keni dëgjuar për Projektin 1 mld euro për investimet publike, kjo është shpifje monstruoze, kjo qeveri kërkon të pastrojnë paratë e krimit dhe drogës.