Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës ka zbardhur të plotë ngjarjen e mbrëmshme në qytetin verior, ku për motive të dobëta mbeti i plagosur në lagjen Kiras 20-vjeçari Hermes Beqiri.
Pak orë pas kësaj ngjarje, blutë e Shkodrës kanë bërë arrestimin shtetasve ?E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të ?Vjedhjes? dhe D. H, 17 vjeç, banues në lagjen ?Guerrile? Shkodër?.
?Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale ?Moskallëzim krimi? i shtetasit Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në ?Zogaj? Shkodër?.
Ngjarja
Gjithçka ndodhi rreth orës 19:20 të së shtunës në lagjen Kiras të Shkodrës, ku policia u njoftua për një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, zonën e njohur si ?Ish-Zooteknika?, policia ka konstatuar se 20-vjeçari Hermes Beqiri nga Shkodra ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një lokal.
Ai fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ndërkohë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Policia bën me dije se ?2 personat e arrestuar, pasi kanë plagosur 20-vjeçarin në lokal, janë larguar me motoçikletë drejt fshatit Golem?.
?Pas pyetjes së dëshmiratëve dhe hetimeve intensive, policia dokumentoi ngjarjen duke arrestuar edhe 2 autorët e dyshuar, të cilat ishin fshehur në një objekt të pabanuar?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/policia-zbardh-ngjarjen-arrestohet-autori-i-plagosjes-ne-shkoder/