Report TV - Ndërtimi i urave nga FA, Xhaçka apel bashkive: Skanoni zonat që izolohen

2018-05-08 0

Pak kilometra larg qytetit të Librazhdit, mbi 700 banorë të fshatit Spatharë po përgatiteshin sërish për izolimin shkaktuar nga i ftohti i dimrit. Por, ura me gjatësi 30 metra, ndërtuar këto ditë nga Forcat e Armatosura i ka dhënë fund një prej problemeve kryesore të fshatit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me banorë të fshatit deklaroi se është koha që çdo Bashki të bëjë një skanim të mirë e të plotë të të gjitha zonave të thella ku muajt e dimrit paraqiten të vështirë.
?Djemtë tanë të batalionit të dytë të xhenios, janë të kudondodhur. Marr përditë mesazhe falenderimi nga banorë, nga të gjitha zonat e Shqipërisë, aty ku Forcat e Armatosura kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e urave apo në zgjerimin dhe sistemimin e rrugëve, në ato zona ku nuk është vënë dorë kurrë, apo ku mundësitë e pushtetit vendor kanë shteruar. Bashkëpunimi me pushtetin vendor është një element i rëndësishëm i kontributit që FA mund të japin për komunitetin.

Ndaj është e nevojshme që strukturat vendore të bëjnë një skanim të plotë, të gjitha zonave, të cilat më së shumti izolohen gjatë muajve të dimrit, për t?i paraprirë problemeve që mund të shfaqen. Ky skanim do të na ndihmojë në koordinimin e veprimeve për t?ju gjendur pranë, në kohën e duhur të gjithë banorëve, kryesisht në zonat më të thella, atje ku nevojitet edhe ndërhyrja jonë, tanimë edhe në kushtet e administrimit të Emergjencave Civile nga FA?, tha ministrja gjtë inspektimit të urës tanimë të përfunduar.

Kryetari i grupit kuvendor socialist, njëherësh deputet i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vlerësoi reformën e ndërrmarrë nga ministrja e Mbrojtjes për reformën në drejtim të Emergjencave Civile apo Rezervave të Shtetit.

?Të gjithë kolegët e qeverisë janë në territor sepse ashtu siç jemi angazhuar para jush më 25 qershor që bashkëqeverisja me njerëzit nuk është thjeshtë një slogan, por është një vepër, edhe ndërtimi i kësaj ure sot nga forcat e ushtrisë tregon se ato po e ndryshojnë dita ? ditës funksionin e tyre në shërbim të nevojave primare që kanë njerëzit.

Dua ta përshëndes Oltën për një reformë e cila ishte e domosdoshme dhe tani po konkretizohet. Kalimi i Emergjencave Civile, dhe i Rezervave të Shtetit në vartësi të Mbrojtjes është një prej reformave më të rëndësishme që në ditët e ftohta të dimrit dhe me shumë dëborë fshatrave të Librazhdit, fshatrave verilindore të Shqipërisë, FA do të kenë mundësinë e menjëhershme të ndihmojnë të gjitha familjet që do të kenë nevojë për t?u asistuar nga djemtë por edhe nga vajzat e palodhura të FA?, tha deputeti Balla.

Free Traffic Exchange