Pika më e debatuar në zgjedhje, ajo e shtiblerjes së votës nuk është e pabazuar në fakte. Sipas shefit të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR Peter Tejler, të paktën 100 raste janë referuar në Prokurori, por sipas tij nuk ka ende informacion se çfarë ka bërë prokuroria me këto denoncime.
A konstatuat ju raste denoncimi të blerjes së votave?
Ne kemi konstatuar rreth 400 raste të denoncuara në policinë shqiptare për dhënie parash në këmbim të votës nga të cilat vetëm 100 u janë referuar tashmë prokurorëve. Ne na shqeteson fakti se çfare po bëjnë prokurorët aktualisht me këto denoncime, por më tej ne nuk kemi ç?të bëjmë me procesin gjyqësor.
A duhet të shkojnë këta njerëz në burg?
Ne nuk mund të parashikojmë çdo të bëhet, ky duhet të jetë një proces legal i gjykimit a janë ata njerëz të pafajshëm apo fajtorë, ndërsa për masën e dënimit të tyre kjo bazohet në ligjet tuaja.
A kanë ndikuar këto raste sipas jush në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?
Ne mund t?u vëmë në dukje se realisht nuk ka patur asnjë protestë ndaj rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, asnjë kontestim as nga votuesit as nga partitë. E rëndësishme është që votuesit, partitë politike në momentet kur numëroheshin votat, kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi zyrtarisht rezultatin, askush nuk tha unë nuk e pranoj.