Nga Konventa Kombëtare e LSI, ish-kryetari i Petrit Vasili u shpreh se kjo parti është e njerëzve të kurajës së fortë. Ai tha se pushteti ka bërë përpjekje për të blerë me para të pista, por sipas tij LSI do ta zhdukë Ramën me varfrit dhe të rinjtë.
?Sot historia na ka vënë përpara një përgjegjësie të madhe, Rama të ikë sepse ky kryeministër që ne kemi, nuk ndahet sot nga krimi, sepse është organizatori dhe mësuesi i krimit dhe kriminelëve.
Jemi misionarë dhe lufëtarë për ta ndaluar sot këtë kryeministër, që ka strategji të grabisë pasuritë e shqiptarëve. Jam këtu që t?u them se pushteti është përpjekur të blejë me para të pista, por ai pushtet nuk do të blejë asnjëherë njerëzit e ndershëm dhe zërat që janë kundër.
Unë jam i bindur që ne do të të mundim të keqen, sepse paratë e pista nuk e blejnë dot zemrën e bardhë të LSI. Ramën do ta zhdukim me të varfrit dhe të rinjtë. Rama ka shenja të një kapsllëku mendimi cdo ditë e më shumë, lajthitje totale? deklaroi ai.