Ora News - LSI: Emergjencë kombëtare rrëzimi i qeverisë Rama

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI mbledh Konvetën Kombëtare në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi? ku njoftoi nisjen e një marshimi për rrëzimin e qeverisë Rama.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti emergjencë kombëtare rrëzimin e qeverisë.
Nuk kemi kohe te humbim
Monika Kryemadhi:?Na duhet një front kombëtar opozitar. Sot kemi përballë një qeverisje arrogante. Ky kryeministër çdo ditë e më shumë po e kupton vetë se asgjë e asnjë forcë
?Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bie në veshët e shurdhët të qeverisjes banditeske. Ne jemi gati të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit të përbashkët kombëtar kundër rrezikut. Duhet të thyejmë heshtjen për ti dhënë zë qytetarëve që u kërcënohet jeta në rrugët e vendit. Koha tani të ngrihemi në këmbë të nisim marsimin e fitores së madhe, fitorja e shqiptarëve. LSI do të jetë në krye të çdo marshimi.
Rrëzimi i Ramës, çështje javësh
Krytari i grupit parlamentar Petrit Vasili tregoi arsyet pse Rama duhet të largohet nga qeveria sa më parë të jetë e mundur dhe paralajmëroi se largimi i tij është çështje javësh.
Petrit Vasili: ?Dëmi që po i bën çdo minut i vendit është i vështirë për tu riparuar. Ndaj të gjithë bashkë duhet ta shpëtojmë sot Shqipërinë. Sa më shumë minita që Rama rri në pushtet aq më e vështirë do të jetë për ta sjellë Shqipërinë në ato parametra që duam. Rrëzimi i tij është cështje javësh
Rama të ikë. Ky kryeministër që ne kemi nuk ndahet dot nga krimi, sepse është organizatori, frymëzuesi, pagatori dhe koordinuesi i krimit dhe kriminelëve. Jemi për ta ndalur sot kryeministrin, i cili ka vetëm një strategji jo vetëm që të çojë drogë në Europë por dhe të grabisë shqiptarët.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lsi-barriere-tepsixhinjve-e-atyre-qe-humbin-patentat-e-krimit/

Free Traffic Exchange