Ora News - Zbardhet plagosja në Shkodër, arrestohen 2 persona

2018-05-08 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në qytetin verior, ku për motive ende të paqarta mbeti i plagosur në lagjen Kiras 20-vjeçari Hermes Beqiri.
Pak orë pas kësaj ngjarje, blutë e Shkodrës kanë bërë arrestimin shtetasve: E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të ?Vjedhjes?, D. H, 17 vjeç, banues në lagjen ?Guerrile? Shkodër. Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale ?Moskallëzim krimi? i shtetasit: Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në ?Zogaj? Shkodër.
Ngjarja:
Gjithçka ndodhi rreth orës 19:20 të së shtunës në lagjen Kiras të Shkodrës, ku policia u njoftua për një plagosje me armë zjarri. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, zonën e njohur si ?Ish-Zooteknika?, policia ka konstatuar se 20-vjeçari Hermes Beqiri nga Shkodra ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një lokal.
Ai fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ndërkohë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/policia-zbardh-ngjarjen-arrestohet-autori-i-plagosjes-ne-shkoder/

Free Traffic Exchange