Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e mbrëmjes së kaluar, ku u tentua të vritej me armë zjarri shtetasi H. B., 23 vjeç. ?Blutë? e qytetit verior kanë arrestuar dy të rinj, si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Njoftimi i plotë:
Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen "Gurrile" rruga ?Hoxha Tasim? në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H. B., 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motoçikletë.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.
Ata janë shtetasit:
E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të ?Vjedhjes?,
D. H, 17 vjeç, banues në lagjen ?Guerrile? Shkodër,