Ora News – Massafra: Qëndroni në atdhe, bashkë të luftojmë korrupsionin

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kisha Katolike i dërgon një mesazh të fortë të gjithë shqiptarëve, në një kohë largimesh masive dhe kur lufta ndaj korrupsionit mbetet sfidë e Shqipërisë.
Në një vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të fesë, imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës apeloi shqiptarët të mos e braktisin atdheun e tyre dhe apeloi që të gjithë së bashku të punojmë për luftë ndaj korrupsionit dhe çdo qëndrimi mafioz që pengon të ardhmen.
Angelo Massafra: Sot është një ditë historike sepse kemi një vjetorin e lumturimit të 38 martirëve. Martirët jetuan në varfëri dhe nuk ishin shenjtorë në tokë por njerëz të thjeshtë që u munduan t?I ngjajnë Krishtin ashtu siç duhet që të bëjnë të gjithë. Martirët nuk pranuan që ta shpëtojnë lëkurën për t?iu bashkuar atij regjimi. Për martirët ishtë një kryqëzatë e re nga shteti i atëhershëm. Kampionët tanë të fesë nuk ishin jashtëtokësor për të krishterë të bindur për identitetin e tyre. Në emër të martirëve dëshiroj t?ju bëj një thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të qëndrojmë fort në luftën kundër gjithçkaje që pengon zhvillimin e popullit shqiotat, mafiozëve dhe korrupsionit ta ndalojmë. Mos ikni, mos e lini atdheun tuaj. Të jemi sa më afër familjeve dhe sidomos adoleshtëve duke dëgjuar dhe dhënë kuptim ëndrrave të tyre dhe dëshira e tyre të bëhet realitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/massafra-qendroni-ne-atdhe-bashke-te-luftojme-korrupsionin/

Free Traffic Exchange