Report TV - ‘Sota’,Qato:S'kemi fshehur gjë materialet janë në Prokurori

2018-05-08 0

Drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit, Altin Qato ka reaguar ndaj sulmeve të policisë kundër policisë lidhur me arrestimin e biznesmenit 25-vjeçar Orest Sota. Qato theksoi se policia nuk ka fshehur provat, por menjëherë pas arrestimit të Sotës ka vënë në dispozicion të prokurorisë të gjitha provat materiale.
"Shqetësimi mediatik për Orest Sota është i ekzagjeruar. Në mjetin e Sotës u gjetën para dhe patentat e Tahirit. Janë sekuestruar provat materiale. Të gjitha materialet janë dërguar në Prokurori, policia nuk ka fshehur asgjë. Për çdo veprim është vënë në dijeni edhe prokurori i çështjes", ka thënë Qato.

Free Traffic Exchange