Report TV - Ngjarjet në Elbasan, Altin Qato: Zbardhim krimet e të kaluarës

2018-05-08 4

Drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit, Altin Qato në konferencë për shtyp ka deklaruar se qyteti i Elbasanit ka siguri, pavarësisht se kanë ndodhur disa ngjarje të cilat kanë cenuar rendin dhe sigurinë e këtij qyteti.

Reagimi i Qatos erdhi pas akuzave të opozitës se ka mbajtur të fshehtë arrestimin e biznesmenit 25-vjeçar, Orest Sota në datën 1 nëntor. Qato tha se është detyrë e policisë së Elbasanit që të zbardhë ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në të kaluarën në këtë qytet të cilat janë pa autor. "Elbasanin ne nuk e quajmë një qytetet që nuk ka siguri, por ka pasur disa probleme, disa ngjarje me të cilat ne po merremi. Synimi është të parandalojmë ngjarjet kriminale, por edhe për të zbardhur ngjarjet e mëparshme që kanë mbetur pa autor. Por policia e ka në kontroll situatën".