Report TV - Elbasan, hetim pasuror 67 personave, mes tyre dhe biznesmenit Petrit Çela

2018-05-08 6

Mund të konsiderohet mega hetim, dosja e prokurorisë së Elbasanit e regjistruar për hetim pasurorë ndaj 67 personave mes tyre edhe të afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe vajza e tij Imelda Sejdini.
Në këtë listë ka biznesmen të ndryshëm dhe të njohur sit ë fuqishëm në Elbasan ndër ta dhe Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimorë dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i shpallur në kërkim për përplasje me policinë e Elbasanit më 18 shtator.

Ky hetim vjen pak javë pas përplasjes së policisë së Elbasnit në hyrje të tregut në pronësi të Petrit Çelës me disa persona ngjarje për të cilën në kërkim është shpallur dhe djali i biznesmenit njohur si Marjus Lulaj apo Suel Cela, ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2017 ku me një Audi A8 u godit makina e zv/drejtorit të policisë Gjergjo Oshafi.

Në hetim sipas kësaj liste është dhe vajza e kryebashkiakut të Elbasnit, shtetësja Imelda Sejdini e datëlindjes 14 dhjetor 1978.

Shkresa e prokurorisë së Elbasanit hetimet e të cilës po i ndjek si e deleguar prokurorja Erida Kokonozi i është përcjell drejtorisë rajonale tatimore të këtij qyteti.

Free Traffic Exchange