Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shuma prej 863 mijë euros që u kap nga policia në makinën e një 25 vjeçari në Elbasan është sekuestruar dhe depozituar në një nga dy numrat e llogarisë së hapur për raste të ngjashme nga Prokuroria e Përgjithshme, derisa për këtë çështje të dilet me një vendim përfundimtar.
Ndërsa vetë 25 vjeçari në makinën e të cilit u gjetën edhe dy patentat e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar para prokurorëve se nuk ka njohje me ish-Ministrim dhe se patentat janë lënë në makinë nga shoferi i tij me të cilin kishte njohje.
Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Sota ka dalë para gjykatës për t?u vlerësuar me masën e sigurisë.
Me kërkesë të organit të akuzës gjykata vendosi për të ?arrest me burg? deri në përfundim të hetimeve.
Mësohet se ndaj të riut prokuroria ka ngritur katër akuza: kundërshtim punonjësit të policisë , drejtim i mjetit pa leje drejtimi, pastrim i produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim të ardhurash.
Avokati i 25 vjeçarit ka kërkuar që klienti i tij të hetohej në gjendje të lire por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestro-eurove-i-riu-nuk-e-njoh-tahirin-patentat-i-harroi-shoferi/