Report TV - 'Kakavija', ish-ambasadori në Greqi: Prania e ministrave populizëm

2018-05-08 0

Në pikën kufitare kufitare të Kakavijës që na lidhin me vendin fqinjë ka pasur një problem tek pala greke që bllokoi për shumë orë shtetasit. Pika kufitare u hap pas 14 orësh, pas një telefonate që ministri Bushati i bëri homologut të tij Kotzias. në Kakavijë ishin të pranishëm edhe ministri Bushati e ministrja Mirela Kumbaro. Për të komentuar këtë situatë, i ftuar në studion e Report Tv është Bashkim Zeneli, diplomat i njohur e ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi.
Sipas Zenelit marrëdhëniet me shtetin fqinjë janë në nivelin më të ulët ndërsa sipas tij, parnia e ministrave Ditmir Bushati dhe Mirela Kumbaros ishte gabim dhe populizëm.

"Nuk ishte e nevojshme prania e ministrit Bushati dhe ministres Kumbaro në Kakavijë. Do ta konsideroja të gabuar e lëvizje populiste. Nuk ka pse shkojnë dy ministra për të zgjidhur punën e kompjutrave. Për të bërë telefonatën me Kotzias mund ta bënte nga Tirana.Besoj që Kotzias apo ndonjë ministër tjetër grek nuk do të vinte në Kapshticë. Është një veprim tejet i rëndë për mendimin tim. Në qoftë se ministrat do të mendonin se ka prapavijë politike nuk zgjidhet në këtë mënyrë.", tha Zeneli

Free Traffic Exchange