Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani duke komentuar shpërthimin me lëndë plasëse pranë banesës së tij në katin e katërt të një pallati në Burrel, thotë se nuk ka konflikt me asnjë person.
Sipas tij, shpërthimi mund të ketë pasur qëllim presioni, por shtoi se nuk ndihet as i frikësuar dhe as në presion.
Rizvani: Si ngjarje është e shëmtuar. Nuk mund të përcaktoj asnjë lloj piste realisht, sepse në përgjithësi nuk kam asnjë lloj konflikti. Nuk mund të përcaktoj as pistë dhe as qëllimin e ngjarjes. Nuk kam asnjë lloj konflikti.
Edhe tek pjesa e detyrës nuk mund të përcaktoj qëllimin. Duket tip presioni. Ka një ndjenjë pasigurie. Megjithatë, unë nuk karakterizohem nga as nga frika dhe as presioni. Frikë ka ai që e ndjen veten fajtor dhe unë nuk ndihem në asnjë drejtim. Me qytetarët kam një komunikim normal.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-shperthimit-me-tritol-kryebashkiaku-nuk-frikesohem-skam-konflikte/